13 parashikimet që Baba Vanga bëri për vitin 2016 dhe për të ardhmen!

13 parashikimet që Baba Vanga bëri për 2016 dhe te ardhmen! Ajo quhet Nostradamusi I Ballkanit, dhe për një arsye mjaft te mirë, Baba Vanga, mendjemprehta e verbër Bullgare, e cila vdiq 20 vjet më parë, besohet se ka parashikuar ngitjen e ISIS, rënien e Kullave Binjake, Tsunamin e vitit 2004, dhe ngrohjen globale, ndër shumë ndodhi të tjera.

-“Horror, horror! Vëllezrit Amerikane do të rrëzohen pasi do të sulmohen nga zogj prej hekuri.”, “Ujqërit do të ulërijnë në shkurre dhe gjaku I të pafajshmëve do të shkojë lumë”…

Sipas ndjekësve të saj, kjo është ajo cka ka thënë ajo në lidhje me rënien e Kullave Binjake. E lindur si Vangelia Pandeva Dimitrova ne Strumicë, Maqedoni, Baba Vanga, humbi shikimin në mënyrë të mistershme në moshën 12 vjecare, gjatë një stuhie të madhe. Ajo humbi për disa ditë, dhe ishte gjatë njërës prej këtyre ditëve, kur ajo pati vizionin e saj të parë.

Baba Vanga e rriti popullaritetin e saj ndërkohë që ajo filloi të bënte parashikime, dhe zhvilloi shërimin me anë të të prekurës, përgjatë Luftës Së II Boterore. Shumë personalitete e vizituan gruan misterioze gjatë viteve që ajo ishte aktive, përfshirë Carin e Bullgarisë, Boris III. Para se të vdiste në vitin 1996 nga kanceri në gji, ajo tha se “dhurata” e saj do ti kalohej një vajze 10 vjeçare, e cila jetonte në Francë, dhe gjithcka më pas do të merrej prej saj. Shtëpia e saj që prej atëherë është kthyer në një muze.

Këtu janë 13 parashikimet që Baba e verbër bëri për 2016 dhe më tej :

1. Barack Obama do të jetë presidenti I fundit I SH.B.A – Baba Vanga ka parashikuar që presidenti I 44-t i SH.B.A do të ishte një Afrikano – Amerikan, por gjithashtu ka shtuar se ai do të ishte presidenti I fundit. Referuar asaj, ai do ta lërë zyrën e tij në një kohë kur vendi do të ishte në një rënie ekonomike, dhe do të kishte një ndarje të madhe midis shteteve Jugore dhe Veriore – sic ka qënë rasti I Luftës Civile Amerikane.

2. Europa do të pushojë së ekzistuari – Referuar Baba Vanga, kontinenti do të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2016, dhe gjithcka që do të ngeli do të jetë hapsira boshe dhe shkretëtirë, pothuajse e zbrazur nga cdo formë jete. Raportohet se ajo ka thënë se armët kimike do të përdoren nga ekstremistët kundër Europës.

3. Myslimanët do të pushtojne Europën – Parashikimi tjetër është se myslimanët do të pushtojnë Europën, dhe do të ketë shkatërrim të gjerë nga ekstremistët, e cila do të vazhdojë për shumë vjet, derisa kontinenti të pushojë së ekzistuari. Ajo gjithashtu ka parashikuar se Lufta e Madhe Myslimane do të fillojë ne Siri.

4. Kina do të jetë Superfuqia e re – Sipas parashikimit të saj, Kina do të bëhet superfuqia e re në 2018, duke sjellë një fund për Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë e saj. Sipas saj, eksploruesit (vendet e zhvilluara) do të bëhen të shfrytëzuarat (bota e tretë). Në 2011, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se ekonomia e Kinës do të arrijë atë të SHBA-ve në vitin 2016, duke u shfaqur si superfuqia e re.

5. Zhdukja e urisë – Baba Vanga ka parashikuar që uria do të zhduket diku midis viteve 2025 dhe 2028

6. Në Venus – Njerëzit do të udhëtojnë në Venus, në kërkim të burimeve të reja të energjisë. Ata mund edhe të ngrejnë një koloni atje.

7. Roma si kryeqyteti i Kalifatit Islamik – Islami do të përfundojë pushtimin të gjithë Europës nga viti 2043, dhe Roma do të jetë kryeqyteti i kalifatit të ri.

8. Shkrirja e akullnajave Sipas Baba Vangas – akullnajat do të shkrijnë në 2045. Dhe duke përllogaritur shkallën me të cilën akullnajat po shkrijnë aktualisht si shkak I ngrohjes globale, duket se sugjerojnë të njëjtën gjë.

9. Klonimi i organeve – Sipas parashikimit, organet e trupit do të klonohen në 2046, dhe kjo do të jetë mënyra më e lehtë e trajtimit.

10. SHBA sulmon Europën e dominuar nga Myslimane – Në 2066, SHBA do të sulmojë myslimanët që kanë dominuar Europën, duke përdorur armën e ndryshimit të klimës, dhe do të përpiqen të rimarin Romën dhe të rikthejnë Krishtërimin.

11. Rikthimi I Komunizmit – Rreth vitit 2076, komunizmi do te rikthehet ne Europë dhe në pjesën tjetër të botës.

12. Qytetërimi nënujor – Në vitin 2130, qytetërimet do të mësojnë sit ë jetojnë nën ujë, me ndihmën e Alienëve.

13. Vdekja e Tokës – Ne vitin 3797, sipas Baba Vangas, gjithcka në Tokë të pushojë së ekzistuari. Megjithatë, njerëzit do të kenë kenë përparuar mjaftueshëm për të kaluar në një sistem të ri yjor.

Këto ishin 13 parashikimet për vitin 2016 e në vazhdim, sipas Baba Vangas. Disa po dalin, disa thuajse kane dalë, e për disa të tjera nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim dhe të shikojmë!

Përgatiti:Ejlin

Burimi: Wikipedia