8 Marsi Proteste Apo Celebrim?

8 marsi eshte date nderkombetarisht e asociuar me gruan, dhe nje dite dedikuar perpjekjes se saj per permiresimin dhe arritjen e lirive dhe te drejtave.
8 marsi u vendos te konsiderohej si dita nderkombetare e gruas nga Kombet e Bashkuara ne vitin 1975 ,vit ky I shpallur si viti nderkombetar I gruas, te drejtave dhe lirive te saj.
Historia e dates 8 mars dhe zgjedhjes se pikerisht kesaj date lidhet me protestat masive te grave te Shen Petersburgut nen sloganin “Buke dhe Paqe” ku kerkonin kushte me te mira jetese dhe fundin e Luftes se I Boterore.
Duhet thene se kjo levizje e grave ishte fillesa e revolucionit ruse dhe po ashtu pararendese e po fundit te luftes.
Ne Shqiperi ka ndodhur nje deformim ne kuptimin e duhur te kesaj date, pasi gabimisht eshte lidhur me diten e nenes, pra specifikisht te lidhur me kete cilesi fakultative te gruas.
Ky shendrrim I kesaj date,nder arsyet e ndryshme qe mundet qe rrethana te caktuara ta kene diktuar lidhet ngushte edhe me regjimin politik te para viteve 90’ pasi ky fenomen(cilesimi I dates 8 mars si dita kushtuar nenave) vihet re pothuajse ne te gjitha vendet ish-komuniste

Shpesh nxitet pikerisht ne kete dite debati nese kjo dite duhet te kremtohet apo duhet qe grate ta perdorin kete ngjarje per te rritur “presionin” ne lidhje me zgjerimin e te drejtave dhe permiresimin e gjendjes se saj ne shoqeri.
Nisur nga praktikat e shteteve te ndryshme shohim edhe manifestime te ndryshme karshi kesaj date,disa duke e kremtuar disa duke protestuar .
Ne kete pike besojme qe nuk mund te vendoset mbi nje “version”te sakte mbi qendrimin qe grate duhet te mbajne ne kete dite, sepse ne thelb vete protesta eshte nje “celebrim”e gruas individualisht dhe sidomos e bashkuar, mbi Vetedijesimin dhe guximin per te denoncuar dhe Kerkuar me force barazine dhe permiresimin e pozites se saj.
Keshtu qofte protesta qofte kremtimi jane forma qe punojne ne te njetin kah per sa kohe I bejne jehone te drejtave dhe barazise se gruas.

Punoi: Marte Doda!