ADN-ja e Leonardo Da Vinçit

Disa hulumtues italianë pretendojnë se kanë zbuluar relike të cilat I përkasin Leonardo Da Vinci-t dhe duan që të kryejnë egzaminime në mënyrë që të kuptojnë edhe arsyen e gjenialitetit të tij.

Sipas Ancient Origins, Leonardo da Vinçi, i cili vdiq në vitin 1519 në Francë, fillimisht u varros në Kishën e Shën-Florentit dhe ku në vitin 1863 u zbuluan një kufomë dhe një kafkë e madhe. Për fat të keq, vendi u plaçkiti gjatë konflikteve fetare në shekullin e 16 dhe u shkatërrua plotësisht në 1808. Por është gjendur një mbishkrim guri që lexonte “LEO DUS VINC” pranë kufomës, duke nënkuptuar emrin e Da Vinçit.

Eshtrat e Leonardo da Vinçit, do të rizbuloheshin më pas në vitin 1874 dhe do të rivarroseshin në Kishën e SHën-Hubertit në Château d’Amboise.  Ajo çka i pezmatoi studiuesit ishte fakti se nuk mundën  të merrnin lejë për të kryer testimin e ADN-së dhe analiza të mëtejshme të eshtrave për arsye krejtësisht etike.

Çudia tjetër qëndrn në faktin se edhe një grup tjetër studiuesisht të cilët janë përpjekur të zbulojnë identitetin e vërtetë të Mona Lizës nuk janë lejuar për arsye krejt të tjera nga ato etike. Hulumtuesit italianë kanë në duar një copë nga eshtrat e Lisa Gherardini Del Giocondo, gruaja e cila mendohet se është ajo e pikturës së famshme, por përsëri fati nuk do që të kryhen analiza të detajuara pasi kjo kockë është në gjendje shumë të keqe dekompozimi.

Viti 2019 shënon edhe 500-vjetorin e vdekjes së Leonado Da Vinçit. Studiuesit do të jenë ndërkohë në komunikim me shumë Universitete ndërkombëtare për të arritur një  hulumtim më të gjerë shkencor mbi reliket dhe pasardhësit e Da Vinçit. Plani i tyre është të kryejnë analizën e ADN-së të relikave dhe ta krahasojë atë me eshtrat e gjetura të pasardhësve të kësaj familje në varrezat e familjes Da Vinçi në Toscana.
Pavarësisht vështirësive, hulumtuesit janë optimist. Ata shpresojmë se relikti organik I gjetur  do të japë  mjaftueshëm material  AND-je për të kryer të gjitha analizat e nevojshme. Këto relikte kanë një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe që mund t’i japin një tjetër kuptim gjërave.

 

 

 

 

Leave a Reply