Bloody Mary apo Mbretëresha e Përgjakur?

“Maria, Maria…” , një përshpërimë e lehtë e kishte zgjuar Maria-n ende pa aguar dita. Maria kishte lindur në Pallatin Placentia në Greenwich, Angli më 18 Shkurt, 1516. Mary ishte vajza më e madhe e dhe e vetmja e mbijetuar e Mbretit Henry VIII dhe Katerina e Aragon-it dhe u pagëzua si katolike shumë pak kohë pas lindjes së saj.
Fillimisht Meri bënte një jetë të privilegjuar prej Princeshe në oborrin Mbretëror të Anglisë por më pas gjërat filluan të ndryshonin kur mbreti donte një djalë për të sunduar pas tij. Henry VII ndryshoi përkatësinë e tij fetare nga katolik në protestante, dhe anulloi martesën e tij me nënën e Marisë dhe u martua me Anne Boleyn me shpresën se kjo e fundit do t’I jepte një djalë.
Maria ishte hidhëruar me trajtimin e të atit, të nënës së saj dhe e zemëruar nga herezia e tij flagrante fetare. Kjo nuk ishte e drejtë që mbreti dhe njerëzit e tij duhet të braktisin Kishën Katolike vetëm sepse mbreti të dëshironte që të anullbloody-mary-2 bloody-maryonte një martese të padëshiruar. Mbretëresha Anne Boleyn pas lindjes së vajzës së saj Elizabeth I bëri presion Parlamentit për të deklaruar Mary-n si fëmijë të paligjshëm. Për të shtuar fyerjen dhe lëndimin, Maria u detyrua të shërbente në shtëpinë e re të gjysmë-motrës së saj si një kujtesë të statusit të saj të ri si një fëmijë i paligjshëm. Që nga momenti kur jeta e saj ndryshoi totalisht Maria kishte problem me gjumin dhe përshpëritje të një zëri I cili I thërriste në gjumë. . In 1536, Henry vendosi të martohej për herë të tretë dhe kësaj here me Jane Seymour, e cila solli në jetë Edward-in. Jane Seymor insistoi fort që mbreti të bënte disa amendamente ligjore per te rikthyer Marien në oborrin mbretëror.
Kur babai i saj vdiq, gjysmë-vëllai i Marisë, Edward VI, mori fronin. Ai ishte një djalosh i ri  dhe Maria e dinte se mbretëria e tij nuk do të – nuk mund të zgjasë. Por Edward kishte emëruar kushërirën e tij Lady Jane Grey si trashëgimtare të fronit. Maria u arratis pasi Duka i Northumberland kishe urdhëruar ta kapnin dhe duke I vënë zjarrin shtëpive ku ajo strehohej; shtëpi të cilat ajo I rindërtoi pasi mori pushtetin. Ajo ngriti ushtrinë kundër Dukës dhe duke marrë fronin përvec dëshirës së fortë për të rikthyer besimin katolik në vend ajo filloi të mendonte edhe për trashëgimtarin e fronit, pas vdekjes së saj. Kështu në moshën 37-vjecare vendsoi të martohej me Filip-in , Mbretin e Spanjës.
Një vit më pas ajo ishte shtatzënë, por kjo shtatëzani ishte e vështirë dhe ajo mund të humbte jetën gjatë lindjes. Gjendur para këtij fakti, Këshilli I oborrit mbretëror vendosi që pas vdekjes së Maria-s froni t’I kalonte fëmijës dhe jo bashkëshortit të saj. Kjo bëri që Mbreti Filip të hiqte dorë nga bashkëshortja dhe fëmija I tij I palindur ende.

Zemra e Marisë ishte thyer nga largimi I burrit të saj prej dy vjetësh dhe ajo përqëndroi vëmendjen e saj për diçka që ajo mund të kontrollojë – dënimi i heretikëve. E vërteta përse nuk pati kurrë një njoftim zyrtar për lindjen e fëmijës nuk u mor vesh kurrë. Ajo mendonte se I gjithë faji ishte I protestantëve dhe filloi t’I digjte në turrën e druve. Njerëzit filluan duke e quajtur Mbretëresha “Maria e përgjakshme”.
Edhe pas kthimit të bashkëshortit në vitin 1557, ajo dështoi në misionin e saj të të paturit një trashëgimtar. . Ajo vazhdonte përsëri të dëgjonte zërat e cuditshme në kokën e saj por kësaj here në formën e një vjershe:
“Maria, Maria krejt në kundërshtim,
Si e bën të rritet kopshtin tënd?
Këmbana argjendi dhe guancka me molusqe
Dhe virgjëresha shumë simpatike të gjitha njëherësh? ”
Kopështi nënkuptonte numrin e protestantëve ajo kishte kishte vrarë e varrosur. Këmbanat e argjendit dhe guackat e moluskut ishin pajisje të torturës. Virgjëreshat e rreshtuara ishin gijotinat. Kur në pasqyrën e dhomës së saj pa reflektimin e gjysmë – motrës së saj e veshur me fustanin ceremonial të kurorëzimit ajo filloi të gjuante pasqyrën me grushta ndërsa gjaku I rridhte nëpër duar dhe zëri që kumbonte në veshin e saj duke kënduar: “Mari, Mari, mjaft në kundërshtim. Si e bën të rritet kopshtin tënd? ”
Ajo mbylli sytë e saj dhe ndjeu shpirtin e saj duke rënë larg nga trupi i saj i lodhur në vdekje ….

Përkthyer nga historia e ritreguar e S.E. Schlosser.

Punoi dhe redaktoi: Cataleya!..