Kujdesi për vehten – Vajrat esencialë dhe vlerat e tyre (Pjesa e pestë)

Vaj Jojoba – Qetësues dhe zbutës, ky vaj depërton lehtësisht në lëkurë pa lënë ndjesinë e yndyrës. Mbron nga dehidratimi i lëkurës dhe ka efekt anti- rrudhë. Eshte vaj ideal për masazhe dhe përdoret edhe si pastrues makeup-i. Vaji Jojoba balancon yndyrën në flokë dhe rikthen vitalitetin e flokëve të thatë dhe të brishtë, duke mundësuar shkëlqimin, bukurinë dhe fleksibilitetin e flokëve. Vaji Jojoba mbron nga dehidratim dhe vonon humbjen e ujit të qelizave të lëkurës. Efekti rigjenerues dhe anti-rrudhë që ka vaji jojoba, mundëson mbajtjen e fleksibilitetit dhe elasticitetit të lëkurës .

Vaji I Ullirit – Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë, vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhembjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhembjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.

Leave a Reply