Misteri i Fshatit të Xhuxhave në Kinë

Fshatrat janë vendi i relaksit për shumë prej nesh. Por ka disa gojëdhëna mbi fshatra të çuditshëm në Kinë. Thuhet se në një fshat të largët , aty ku shumë shkencëtarë dhe ekspertë janë jashtëzakonisht të interesuar për banorët e një fshati që quhet Yangsi, i cili ndodhet në Provincën Sichuan pasi ai banohet nga vetëm ka vetëm 80 banorë dhe pothuajse gjysma e tyre janë xhuxha.

 

Thuhet se banorët që jetojnë në Yangsi, tregojnë rreth 60 vjet më parë ra një sëmundje misterioze e cila preku fëmijët e vegjël mes moshës 5-7 vjec dhe u pengoi procesin e rritjes.

 

Sipas studimeve të shumta shkencore procesi i rritjes tek një njeri mund të ndalë vetëm tek 1 ne 20,000 persona, ndaj shkencërisht ajo cka ka ndodhur në Yangsi është sa e cuditshme aq edhe interesante për t’u studiuar.

Thuhet se disa nga fëmijët e goditur nga ajo filluan të kishin një sërë aftësish të kufizuara. Disa të tjerë lindnin fëmijë të cilët arrinin të kishin deri në 1m gjatësi trupore.

Qeveria Kineze nuk ka lejuar kurrë vizitorët në fshat, e nw kwtw mwnyrw rriti edhe mw tepwr kuriozitetin e njerwzve. Thuhet se qytetarët ndjenin se forcat e errëta kishin pushtuar shtëpitë e tyre dhe filluan të besonin se ishin mallkuar për shkak të zemërimit të paraardhësve të tyre për varre të pahijshme. Të tjerë me sa duket besojnë se një breshkë është burimi i problemit.

Thuhest se disa nga fshatrat e gatuanin dhe më pas hanin breshkat e zeza dhe shumë shpejt filloi sëmundja e çuditshme e cila goditi Yangsi-n. Të jetë e vërtetë???

Janë të ftuar të gjithë kurreshtarët që ta zbulojnë vërtetësinë e kësaj historie 🙂