Transkriptet e lashta tregojnë se Jezusi u martua me Maria Magdalenën…???

 

Një dorëshkrim i lashtë zbuluar në Bibliotekën Britanike që daton rreth 1500 vjet më parë tregon se Jezusi u martua me Maria Magdalenën dhe pati dy fëmijë, me emrat dhe pasardhësit e tyre thuhen të dhëna në mënyrë të detajuar në tekst. Kisha e Anglisë i ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se kjo është më afër librit të Dan Brown “Kodi i Da Vinçit” i cili bazohet mbi  imagjinatën se sa llogaritjet e mirëfillta historike.

I ashtuquajturi “Ungjilli i humbur”, i cili është përkthyer nga gjuha e vjetër Aramaike nga Profesori i Studimeve Fetare Barrie Wilson dhe historiani Simcha Jacobovicin, thuhet se zbulon lidhje të reja shumë befasuese, sipas The Sunday Times.

last-supper

Profesor Wilson tha në faqen e tij se ai gjeti “Dorëshkrimin e lashtë Sirian e cila mbahet në Muzeun Britanik, që daton në  shekullin e 6-të, por e përkthyer shumë më herët nga disa shkrime shumë të hershme greke”. Ai shtoi se “dijetarët kanë patur dijeni për të për gati 200 vjet, por nuk kanë ditur se çfarë të bënin me të”. Sipas Wilson dhe Jacobovicin, dorëshkrimi përfshin detaje rreth lidhjeve politike te Jezusit ndaj perandorit romak Tiber dhe një nga gjeneralët e tij, Sejanus, dhe thotë se ka pasur një tentativë për vrasje të Jezusit trembëdhjetë vjet përpara ekzekutimit të tij. Megjithatë, çështja më e diskutueshme është se Jezusi u martua me Maria Magdalenën dhe rritën dy fëmijë me të gjatë kohës së tij në Nazaret.

Wilson dhe Jacobovici nuk janë të parët që pohojnë se Jezusi kishte një marrëdhënie romantike me Maria Magdalenën. Teologët dhe hulumtuesit kanë spekulluar mbi këtë temë për shekuj me radhë, por ajo u bë më i popullarizuar pas publikimit të “Gjaku I Shenjtë dhe Grali i Shenjtë”, që hedhin hipotezën se Jezusi u martua me Maria Magdalenën dhe ka pasur një ose më shumë fëmijë, dhe se ata fëmijë apo pasardhësit e tyre emigruan në atë që tani quhet Franca , ata u bashkuan në lidhje martesore me familjet fisnike që përfundimisht do të ngrinin Dinastinë Merovingiane.

merogovian-clovis-i merogovian-dinasty

merovingian_warrior_king_bishop_queen_clothesKjo teori u përdor më pas nga Dan Brown në thrillerin e tij I cili mbahet edhe thriller më I shitur historik “Kodi i Da Vinçit”, i cili ka shkruar se figura në të djathtë të Jezusit në pikturë tek “Darka e Fundit” e Leonardo da Vinçit nuk është Apostulli Gjon, por në fakt Maria Magdalena.

Pretendimi se Jezusi ishte i martuar u hodh edhe një herë në qendër të vëmendjes në vitin 2012, kur një fragment papirusi Egjiptian është përkthyer në anglisht në përmbajtjen e së cilës bëhet një referencë e qartë për Jezusin dhe martesën e tij. I ashtuquajturi “Ungjilli I gruas së Jezusit” daton në shekullin e 8-të dhe përfshin vargun:” Jezusi u tha atyre, gruaja ime …. “, Dhe ajo do të jetë dishepulli im “.

maria-magdalena

Në dorëshkrimet e “Ungjillit të humbur” konfirmojnë  këtë foto të saj, por aty tregohet gjithashtu se ajo ishte edhe më e mrekullueshme si Shenjtore sesa si mëkatare.  Ajo e portretizon atë si një grua ku shpirti i së cilës ishte me ngjyra të ndezura e me një dritë të brendshme mistike, me një njohuri okulte intuitive të domethënies së mësimeve të Jezuit, mësime të cilat as Apostujt nuk mund t’i kuptonin siç duhet.Në pjesën e parë të Ungjillit të humbur, Jezusi thotë: “Prandaj ua thashë edhe më parë, atje ku unë do të jem , aty do të jenë edhe dymbëdhjetë ministrat e mi, por Maria Magdalena dhe Gjon Pagëzori do të jenë më lart se të gjithë dishepujt.”

Burimi:Ancient Origins