Venecia përveçse magjepse mban edhe plot mistere…

Freemasons në Venecia

Në mes të shekullit të 18, Venecia ishte një qendër e madhe për Freemasonry. Anëtarët e saj ishin njerëz të famshëm si p.sh.eksploruesi i madh Giacomo Casanova.

Vëllazëria Freemasonry ishte aq e pasur dhe e fuqishme saqë u ndërtua një kishë sipas besimit të tyre. Kjo kishë mbante emrin e Shën Maria Magdalenës në Cannaregio.

Simboli i një piramide me një sy në qendër është gdhendur mbi derën e kishës. Ndërsa përkrah këtij simboli mund të gjejmë mbishkrimin: SAPIENTIA EDIFICAVIT SIBI DOMUM.

Kjo është një referencë për kultin e dijes hyjnore, mbi bazën e ideologjive masonike. Shumë anëtarë të kësaj vëllazërie janë varrosur brenda kishës. Të gjitha varret e tyre janë të gdhendur me busull dhe vijat, simbol i masonëve të cilët e cilësojnë veten si ndërtues.

Në një moment, Freemasonet u zhdukën nga Venecia. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me ta si edhe për arsyen se pse ata u zhdukën nga Venecia.

Burimi:Listverse